Protesta gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Michigan

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Beqir SINA – New York

TROY, Michigan – Të dielën, 20 shtator 2026, një grup shqiptaro-amerikanësh u mblodhën para hotelit ku Kryeministri Edi Rama zhvillonte takim me komunitetin shqiptar. Protestuesit mbanin  pankarta dhe thërrisin  “Rama ik, Rama në burg”, si dhe thirrje kundër  Berishës. 

FOX 2 Detroit e transmetoi ngjarjen, duke njoftuar se shumë shqiptaro-amerikanë dolën jashtë takimit për të protestuar kundër asaj që po ndodh në vendin e tyre. 

Protesta ishte e vogël në numër dhe pa incidente. Media shqiptare raportuan se rreth 20 /30 persona qendruan para hotelit ku mbahej takimi me Edi Ramen.

Në hotel Marriot , Rama u takua me pjesëtarë të komunitetit, nderkohë që fëmijë të shkollës shqipe i dhuruan atij një punim artistik. 

Kryeministri  u tha të pranishmve  se kishte dëgjuar thirrje për protestë para ardhjes. “Është e drejta e tyre, por do të kisha dëshiruar të ishin këtu brenda edhe ata. Përballë meje, që kundërshtitë t’i thoshin me zë dhe përgjigjet t’i dëgjonin me zë,” u shpreh ai. 

Takimi u bë në fillim të vizitës së Ramës në SHBA, para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ai njoftoi se Shqipëria do të hapë konsullatë në Michigan, për t’i afruar shërbimet konsullore diasporës.

Protesta në Troy vjen ndërsa në Tiranë vazhdoin protestat për e përditshëme prej mbi 115  ditëshdit të ashtuquajtura  “Revolucioni i Flamingove” protesta që kërkoin dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Diaspora e Michiganit, një nga komunitetet shqiptare më të mëdha në Amerikë, tregoi se zëri i saj nuk hesht për zhvillimet në Shqipëri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.