Arrest në shtëpi për shefen e SHISH, Vlora Hyseni. SPAK jep akuzat

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka deklaruar si pasuri një llogari kursimi në vlerën 1,896,831.38 lekë. Kjo deklaratë rezulton të jetë pasuria e deklaruar pranë ILDKPI-së, në kuadër të detyrimit për deklarimin e pasurisë, të ardhurave dhe shpenzimeve nga zyrtarët publikë.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pas kërkesës së SPAK. Por masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH nuk është ekzekutuar ende, pasi ajo ndodhet jashtë shtetit.

Hyseni, e cila drejton SHISH që prej vitit 2023, është gjithashtu pezulluar nga detyra.

SPAK ka dalë me deklaratë zyrtare pasi dha masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Hyseni akuzohet për “përkrahje e autorit të krimit” dhe “zbulim i akteve ose të dhënave sekrete”.

Fatjon Kalluci akuzohet për veprën “Kryerja e veprimeve penguese për zbardhjen e të vërtetës”.

Bdërsa Embro Sulejmani për “përkrahje e autorit të krimit”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.