SHBA/Shoqata “Kraja” kundër dënimeve në Hagë:Drejtësi të barabartë për të gjithë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata “Kraja” në New York ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, duke shprehur mospajtim të thellë me aktgjykimet. Në deklaratën e saj, shoqata thotë se vendimi prek jo vetëm individët e dënuar, por edhe kujtesën historike të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa kërkon drejtësi dhe standarde të barabarta në trajtimin e krimeve të luftës.

Reagimi i plotë:

MOSPAJTIM ME DËNIMET NË HAGË-DEKLARATË E SHOQATËS “KRAJA” DHE POPULLIT KRAJAN

Ne, Shoqata Kraja dhe populli krajan, nuk mund të heshtim!
Në emër të Shoqatës Kraja dhe popullit krajan shprehim shqetësimin, keqardhjen dhe mospajtimin tonë të thellë me dënimet e shqiptuara ndaj ish pjestarëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Për ne kjo çështje nuk është vetëm një proces gjygësor. Ajo prekë kujtesën, dinjitetin dhe historinë e një populli që ka kaluar nëpër një periudhë të jashtëzakonshme vuajtjesh, dhune dhe pasigurie. Pranda çdo vendim që lidhet me luftën e UÇK-së ndiqet me vëmendje, reagime dhe emocione të medha në të gjithë trojet shqiptare po ashtu edhe në diasporë.
Ne e respektojme parimin e drejtësisë dhe të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor. Mirëpo, respektimi i drejtësisë nuk do të thotë se qytetarët duhet të heshtin kur kanë dyshime, shqetësime apo mospajtime me një vendim gjyqësor. Prandaj, Shoqata Kraja dhe populli krajan nuk pajtohen me perceptimin se historia e luftës së UÇK-së mund të lexohet vetëm përmes akuzave ndaj disa individëve, duke lene në hije rrethanat historike në të cilat ndodhi lufta.
Ky është një moment kur shqiptarët kanë të drejtë të flasin. Kane të drejtë të pyesin. Kanë të drejtë të shprehin mospajtimet e tyre. Kanë te drejtë të kërkojnë drejtësi dhe të mos pajtohen me një vendim gjyqësor.
Ne nuk e pranojmë heshtjen si përgjigje. Ne nuk e pranojmë që viktimat shqiptare të harrohen. Po ashtu ne nuk e pranojmë që lufta e Kosovës ka filluar pa shkak dhe pa një histori vuajtjesh.
Prandaj, kur sot dënohen ish-pjestarë të UÇK-së, populli shqiptarë dhe në veçanti komuniteti krajan nuk e shohin këtë si një proces ndaj individëve por e shohin si një goditje ndaj një pjese të kujtesës së tyre historike.
Ku janë viktimat shqiptare?
Kjo ështe pyetja që vazhdon të rëndojë mbi ndërgjegjën e shumë shqiptarëve.
Ku janë zërat e familjeve shqiptare që humbën të afërmit e tyre?
Ku është drejtësia për njerëzit që u dëbuan nga shtëpitë e tyre?
Ku është drejtësia për ata që u vranë dhe u zhdukën?
Ku është vëmendja e ndërkombëtarëve e sidomos e Evropës për viktimat shqiptare ndër shekuj e sidomos në luftën e fundit në Kosovë?
Këto janë pyetje dhe çështje shqiptare që ndërkombëtarët dhe Evropa po i mbyllë në heshtje.
Populli i Kosovës dhe ai komunitar krajan nuk kërkon që krimet të fshihen. Kërkon që drejtesia të mos jetë e njëanshme-selektive.
Nuk mund te harrohen lehtë vendimet e fuqive evropiane në fatin e shqiptarëve gjatë historisë. Nuk mund të harrohet Konferenca e Londrës e vitit 1913 dhe pasojat e vendimeve të saj për trevat e banuara nga shqiptarët. Pikërisht për këtë arsye shqiptarët presin nga Evropa drejtësi, barazi dhe standarde të njëjta. Ne nuk kërkojmë që Evropa të jetë me shqiptarët kundër dikujt tjetër. Kërkojmë që Evropa të jetë me drejtësinë. Prandaj, sot o kurrë Haga duhet ta dëgjojë edhe zërin e Shoqatës Kraja dhe komunitetit krajan. Hagë dëgjoje edhe këtë zë: “Gjykata Speciale dhe institucionet që lidhen me proceset në Hagë me rastin e dënimit te pjestarëve të UÇK-së duhet ta kuptojnë se pas çdo emri në nje aktgjykim ekzistojnë familje, kujtime, histori dhe një shoqëri e tërë që e përcjell procesin”. Kështu që kërkesa për standarte të barabarta nuk është privilegj por është e drejtë.
Shoqata Kraja dhe populli krajan shprehin solidaritetin e tyre me rastin e dënimit të pjestarëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim dhe Kadri Veseli si dhe me familjet e të gjithë pjestarëve të UÇK-së që përballën me këto procese dhe me të gjithë familjet shqiptare që kanë përjetuar tragjeditë e luftës. Respekte!
Zëri i Shoqatës Kraja dhe komunitetit krajan në vendlindje dhe në diasporë është i qartë: Jemi për drejtësi të barabartë për të gjithë dhe jo drejtësi të njëanshme duke harruar viktimat shqiptare në luftën e Kosovë dhe jo vetem.
Ky është zëri ynë.
Ky është mospajtimi ynë.
Ky është qëndrimi qytetarë i Shoqatës Kraja dhe i popullit krajan.
KRAJA NUK HESHT!
Drejtesi për të gjithë!
Respekt për viktimat!
E vërteta dhe drejtësia për pjestarët e UÇK-së!
E vërteta dhe drejtësia për Kosovën dhe për të gjithë!
Shoqata Kraja
New York
Ostros-Krajë

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.