Nga Soni Memoci
Kultura shqiptare do të jetë në qendër të vëmendjes më 20 shtator në Parkun Elisabeth, gjatë Piknikut Vjetor të organizuar nga Komuna e Koekelbergut në kuadër të Ditës pa Makina.
Kuq e zi në zemër të Koekelbergut. Edicioni i këtij viti i Piknikut Vjetor sjell një hapësirë të veçantë kushtuar kulturës shqiptare, duke i dhënë publikut belg dhe komuniteteve të ndryshme të Brukselit mundësinë të njihen më nga afër me traditat dhe identitetin shqiptar.
Në këtë aktivitet do të jetë e pranishme edhe KONITZA, me një stendë të saj që do të mbahet dhe animohet nga Fatjeta Baj, anëtare e shoqatës.
Pjesëmarrja shqiptare këtë vit ka një simbolikë të veçantë. Ajo përkon me 70-vjetorin e ardhjes së shqiptarëve në mënyrë të organizuar dhe në numër të konsiderueshëm në Belgjikë, duke e kthyer aktivitetin edhe në një moment reflektimi mbi historinë dhe praninë shumëvjeçare të komunitetit shqiptar në këtë vend.
Nga brezat e parë të ardhur në Belgjikë e deri te gjeneratat e sotme, komuniteti shqiptar është bërë pjesë e jetës shoqërore, kulturore dhe institucionale të vendit, duke ruajtur njëkohësisht lidhjen me gjuhën, traditat dhe identitetin e tij.
Koekelbergu përbën një shembull domethënës të këtij integrimi. Komuna ka në përbërjen e kolegjit të saj komunal dy drejtues me origjinë shqiptare, Ornela Prifti dhe Fatmir Limani.
Në këtë kontekst, vlen të theksohet edhe një fakt me rëndësi për përfaqësimin shqiptar në jetën publike lokale: Komuna e Koekelbergut është e para në historinë e Belgjikës që ka në përbërjen e kolegjit komunal dy drejtues me origjinë shqiptare, Ornela Prifti dhe Fatmir Limani.
Pikniku i 20 shtatorit do të jetë, mbi të gjitha, një festë e hapur për qytetarët: një mundësi për t’u takuar, për të shkëmbyer kultura dhe për të prezantuar para një publiku të gjerë një pjesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Belgjikës.
KONITZA do të jetë e pranishme me një stendë, e cila do të mbahet dhe animohet nga Fatjeta Baj, anëtare e shoqatës.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet merr një domethënie të veçantë në një vit jubilar për komunitetin shqiptar, kur shënohet 70-vjetori i ardhjes së shqiptarëve në mënyrë të organizuar dhe në numër të konsiderueshëm në Belgjikë. Ky përvjetor përbën një rast të rëndësishëm për të sjellë në vëmendje historinë, praninë dhe kontributin e komunitetit shqiptar në shoqërinë belge.
Per komunitetin shqiptar, është gjithashtu një ftesë për të qenë i pranishëm dhe për ta ndarë këtë moment me miqtë belgë dhe me komunitetet e tjera që e bëjnë Brukselin një qytet të larmishëm.
Mirë se vini më 20 shtator!
Vendi i aktivitetit Parku: Elisabeth Kokelberg
Data 20 shtator 2026
Ora 12:00 – 18:00



