Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, një nga imazhet më elegante të kinemasë shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 66 vjeçare Rezana Çeliku, aktorja e njohur për publikun shqiptar përmes disa roleve në kinematografinë shqiptare dhe për praninë e saj elegante në ekran, veçanërisht gjatë viteve ’70 dhe ’80.

Çeliku nuk kishte ndjekur studime profesionale për aktrim. Hapat e parë në ekran i hodhi si prezantuese e aktiviteteve dhe festivaleve rinore në televizionin shqiptar. Ishte natyrshmëria dhe komunikimi i saj para kamerës që e afruan më pas me kinemanë.

Në filmografinë e saj përfshihen disa tituj të njohur të kinemasë shqiptare. Në “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, ajo interpretoi një partizane, ndërsa në “Shokë të një skuadre” luajti rolin e një mësueseje.

Një nga personazhet më të veçanta të saj ishte Vera në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, një rol që e vendosi aktoren përballë një teme të pazakontë për kinemanë shqiptare të fundit të viteve ’80: marrëdhënien e një gruaje më të madhe në moshë me një djalë të ri.

Filmi, me regji të Ibrahim Muçajt dhe Kristaq Mitros, do të shënonte edhe largimin e Çelikut nga ekrani. Pas këtij interpretimi ajo zgjodhi të largohej nga bota e artit dhe nisi një tjetër kapitull profesional.

Fillimisht punoi si mësuese në disa zona rurale të Tiranës. Më pas u diplomua në Ekonomi dhe Juridik dhe vijoi karrierën në administratën publike, ku për vite me radhë punoi në strukturat e marrëdhënieve me publikun të Bashkisë së Tiranës.

Rezana Çeliku u shfaq rrallë në publik pas largimit nga arti, por në intervistat e saj të pakta ka folur hapur për jetën jashtë ekranit, zgjedhjet personale dhe marrëdhënien me profesionin që e bëri të njohur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.