Hapja e konsullatës së Serbisë në Shkodër ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko, i cili e ka parë këtë zhvillim përtej një çështjeje thjesht diplomatike.
Në një reagim në rrjetet sociale, Majko ngre pyetje mbi peshën simbolike dhe rajonale të këtij vendimi.
“Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi”, shkruan Majko.
Sipas tij, Lugina e Preshevës përbën një hapësirë me vazhdimësi territoriale dhe me shumicë shqiptare brenda territorit të Serbisë, ndërsa vendosja e një konsullate serbe në Shkodër duhet parë edhe në kontekstin e marrëdhënieve dhe ndjeshmërive politike në rajon.
“Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard. Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër”, shkruan ai.
Majko argumenton se hapja e kësaj përfaqësie diplomatike në Shkodër mbart një dimension që tejkalon funksionin konsullor, duke e lidhur atë me zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor.
“Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, përfundon reagimin e tij.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.