Dhjetorin e kaluar, me një postim të gjatë në rrjetet sociale, Jola Hysaj shpjegonte arsyet e largimit të saj nga Partia Demokratike pas 20 vitesh angazhim. Mesazhin e mbyllte me një fjali të thjeshtë, por domethënëse: “Rruga ime vazhdon.”
Sot, ajo fjali duket se ka marrë një kuptim të ri. Rruga e saj profesionale vazhdon në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, një institucion kyç për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Emërimi i saj shënon një kthesë të re në rrugëtimin profesional, këtë herë në një fushë që lidhet drejtpërdrejt me formimin e saj në turizëm.
Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike është emëruar Drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Zana Çelën.
Emërimi vjen vetëm pak kohë pasi Hysaj ishte kandidate për postin e Avokatit të Popullit, një garë në të cilën nuk arriti të zgjidhej. Megjithatë, edhe atëherë ajo theksoi se angazhimi i saj në shërbim të interesit publik nuk do të ndalej. Tashmë, ky angazhim vazhdon në drejtimin e institucionit përgjegjës për promovimin e turizmit shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.