Nis Seminari XIX Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me pjesëmarrjen e mbi 200 mësimdhënësve të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës, ka nisur punimet Seminari XIX Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë. Veprimtaria e cila po mbahet në Brezovicë organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë dhe do të zgjasë deri më 31 korrik.

Seminari i këtij viti zhvillohet me temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”, duke synuar shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës i Kosovës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Arsimit e Shqipërisë, Orjana Osmani, mësimdhënës të diasporës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Në fjalën e tij, ministri Hajrulla Çeku theksoi se mërgata mbetet pjesë e pandashme e Kosovës dhe një urë e rëndësishme lidhëse me botën. Ai nënvizoi angazhimin e institucioneve për forcimin e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit përmes hartimit të teksteve të përbashkëta me Shqipërinë, trajnimit të mësuesve, zgjerimit të ekskursioneve për fëmijët e diasporës dhe zhvillimit të platformave digjitale. Sipas tij, aktualisht rreth 800 mësues u japin mësim afro 23 mijë nxënësve në diasporë.

Zëvendësministrja Orjana Osmani vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve të diasporës në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, duke theksuar se gjuha jeton falë atyre që ua përcjellin atë brezave të rinj. Ajo u ndal edhe te politikat e reja për forcimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe krijimi i Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe, e cila pritet të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin afatgjatë të saj.

Të pranishmit i përshëndeti edhe mësuesja Dila Rrapi nga Italia, e cila prej një dekade kontribuon si mësuese vullnetare në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Gjatë tri ditëve të seminarit do të zhvillohen punëtori, diskutime tematike dhe sesione profesionale kushtuar metodave bashkëkohore të mësimdhënies, motivimit të nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe, si dhe sfidave e mundësive për ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.