Pas dy javësh betejë për jetën në spital, është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare Roland Sala, emigrant shqiptar me origjinë nga Peshkopia, i cili jetonte prej vitesh në Angli.
Tragjedia ndodhi gjatë pushimeve të tij në ishullin e Kretës. Roland Sala kishte udhëtuar në Rethimno për të kaluar disa ditë pranë të afërmve, por gjatë kohës që po lahej në det u përfshi nga dallgët dhe pësoi asfiksi.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Rethimnos, ku mjekët luftuan për rreth dy javë për t’i shpëtuar jetën. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 33-vjeçari ndërroi jetë.
Komuniteti Shqiptar në Rethimno bëri të ditur se trupi i pajetë i Roland Salës nga Spitali i Rethimnos do të niset drejt Shqipërisë, ku ai do të përcillet për në banesën e fundit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.