Nga Julia Vrapi
Tingujt e fyellit, të lidhur me traditën muzikore shqiptare, janë pjesë e dokumentarit “Ku burojnë meloditë”. Dokumentari “Ku burojnë meloditë” realizuar në vitin 1980 një dëshmi të muzikës tradicionale shqiptare është digjitalizuar në rezolucion 4K. Me skenar nga Ramadan Sokoli dhe Luan Dibra, tekst të Luan Dibrës dhe regji të Esat Ibros, dokumentari sjell një pasqyrim të traditës muzikore shqiptare përmes pamjeve dhe interpretimeve autentike. Pjesë të dokumentarit “Ku burojnë meloditë” janë restauruar nga specialisti Erand Meça në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit, në kuadër të punës për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë audiovizive kombëtare. Kjo vepër filmi dokumentar rikthen në vëmendje vlerat e një tradite muzikore, që vazhdon të zgjojë interes edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
Shiko dokumentarin këtu
Këto ditë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit publikoi në faqen e tij pamje nga dokumentari, duke theksuar se ai dëshmon pasurinë e muzikës tradicionale shqiptare dhe vlerat e saj. “Për “Odisenë” e Christopher Nolan po flitet kudo, madje edhe për tingujt e fyellit! A e dini se kjo traditë muzikore është dokumentuar prej dekadash edhe në dokumentarin shqiptar? Këto pamje janë nga dokumentari “Ku burojnë meloditë”, një dëshmi e çmuar e muzikës tradicionale shqiptare prej vitit 1980. Dokumentari është digjitalizuar në rezolucion 4K dhe vetëm kjo pjesë është restauruar nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit prej specialistit Erand Meça, duke i ridhënë jetë kësaj pasurie audiovizive me cilësinë më të lartë. Kur trashëgimia jonë kulturore frymëzon botën, misioni ynë është ta ruajmë, ta restaurojmë dhe ta bëjmë të aksesueshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Ruajtja e filmit është ruajtje e kujtesës!”, thuhet nga AQSHF. Në realizimin e dokumentarit kanë kontribuar gjithashtu Nina Harito me formulimin muzikor, operatorët Niko Treni dhe Ferdinand Karuni, regjisore montazhi Nazmie Sula dhe zëri Loni Progri.
Fondi filmik në arkiv
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ruan një fond të pasur filmik dhe arkivor, ndaj mirëmbajtja dhe restaurimi i këtij materiali është e rëndësishme. Artistë të ndryshëm kanë shprehur më herët se filmat shqiptarë mbartin vlera artistike dhe historike që duhen vlerësuar e ruajtur. Për këtë arsye, procesi i restaurimit shihet si një nevojë që të vijojë edhe për filmat e tjerë, që kërkojnë ndërhyrje në fondin e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit. Në këtë kuadër, dokumentari “Ku burojnë meloditë”, realizuar në vitin 1980, është një nga veprat që ka kaluar procesin e digjitalizimit në rezolucion 4K, ndërsa pjesë të tij janë restauruar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Arkivi i Filmit nisi punën me restaurimet e veprave filmike pjesë të fondit të tij në vitin 2012, në bashkëpunim edhe me studio të huaja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.