Nga Yllka Lezo
Ka vende që nuk i viziton vetëm një herë. Vende ku natyra, deti dhe emocionet që përjeton të bëjnë të rikthehesh përsëri. Për mua, një prej tyre është Kroreza, një nga perlat më të bukura të Rivierës Shqiptare, një copëz parajse e fshehur në brigjet e Jonit.
Marrëdhënia ime me këtë vend nisi në vitin 2015, kur Kroreza ishte ende një destinacion pothuajse i paprekur. Turizmi shqiptar nuk kishte ende infrastrukturën që ka sot dhe mundësitë për të zbuluar perla të tilla të bregdetit ishin shumë më të kufizuara.
Në atë kohë, Kroreza kishte vetëm disa lokale të vogla e modeste që u shërbenin turistëve pije dhe ushqim, por kishte atë bukuri të rrallë të vendeve që nuk janë prekur ende nga zhvillimi masiv.
Udhëtimin e parë drejt Krorezës e bëmë nga Kakomeja. Zbritëm me makinë deri në bregun e Kakomesë dhe aty erdhën të na merrnin me varkë disa djem vendas, të cilët sot janë themeluesit e El Mar Boat Trip.
Udhëtimi nga Kakomeja në Krorezë zgjat vetëm rreth 15–20 minuta, por ndjesia që të jep ai udhëtim zgjat shumë më tepër. Është një nga ato momente që mbeten në kujtesë.
Nëse je me fat dhe deti Jon atë ditë ka vendosur të jetë i qetë, sipërfaqja e tij duket si një liqen i pafund. Uji është aq i kristaltë sa mund të shohësh fundin e detit nën hijen e varkës dhe për një çast të duket sikur nuk po lundron mbi ujë, por sikur po fluturon mbi të.
Nëse Joni ka pak më shumë valë, eksperienca merr një tjetër emocion. Adrenalina e udhëtimit rritet dhe natyra të kujton fuqinë dhe karakterin e saj.
Pas asaj vizite të parë, jam rikthyer shumë herë të tjera në Krorezë, tashme me El Mar Boat Trip duke realizuar udhëtimet nga Saranda dhe duke eksploruar gjiret, shpellat dhe brigjet e fshehura përgjatë rrugës.
Kam udhëtuar në shumë vende të tjera dhe kam parë ujëra të mrekullueshme në pjesë të ndryshme të botës, por gjithmonë e them me bindje: noti në ujërat e Jonit është një eksperiencë më vete. Joni ka një karakter të veçantë. Ngjyrat e tij, transparenca e ujit dhe mënyra se si drita përthyhet mbi sipërfaqe krijojnë një ndjesi që është e vështirë të shpjegohet me fjalë.
Për shumë vizitorë, momenti i parë kur zhyten në këto ujëra është ai që mbetet më gjatë në kujtesë. Disa vende nuk të japin vetëm një pamje të bukur. Të japin kujtime.

Nga Saranda drejt thesareve të fshehura të Jonit
Sot, Kroreza është bërë një nga destinacionet më të kërkuara të Rivierës Shqiptare. Numri i varkave dhe tureve turistike është rritur, duke u dhënë më shumë njerëzve mundësinë për të zbuluar këtë pjesë magjike të bregdetit.
Por pikërisht sepse zgjedhjet janë shtuar, është shumë e rëndësishme zgjedhja e operatorit të duhur turistik, në mënyrë që udhëtimi juaj (i parë) në Rivierën Shqiptare të jetë vërtet i paharrueshëm.
Dhe këtu El Mar Boat Trip është zgjedhja perfekte.
Me përvojë në shërbimet turistike, profesionalizëm dhe një staf që komunikon në mënyrë të shkëlqyer me vizitorët, El Mar nuk ofron vetëm një udhëtim me varkë. Ofron një eksperiencë të plotë të Sarandës dhe Rivierës Shqiptare.

Zbuloni brigjet më të bukura të Jonit me El Mar Boat Trip
Një udhëtim me varkë nuk është vetëm një transport drejt një plazhi të bukur. Është një eksperiencë që nis që në momentin e parë kur largohesh nga bregu i Sarandës dhe fillon të zbulosh një tjetër fytyrë të Jonit.
Duke nisur nga Saranda, turistët kanë mundësinë të eksplorojnë gjiret dhe shpellat më të bukura të zonës, vende që nga toka shpesh mbeten të paarritshme.
Itinerari përfshin disa prej pikave më spektakolare të bregdetit:
- Turtle Cave – Shpella e Breshkës
Ndalesa e parë është një nga surprizat më të bukura të udhëtimit: Turtle Cave. Një formacion natyror i krijuar nga deti ndër vite, ku ujërat e kristalta dhe shkëmbinjtë krijojnë një atmosferë perfekte për fotografi dhe një zhytje të parë në Jon.
📍 Kohë qëndrimi: Rreth 15 minuta
Aktivitete: fotografi, not
- Anchor Cave – Shpella e Spirancës
Aventura vazhdon drejt një tjetër thesari të fshehur të bregdetit. Anchor Cave është një vend i qetë dhe magjepsës, ku natyra tregon fuqinë e saj për të krijuar peizazhe unike.
📍 Kohë qëndrimi: Rreth 15 minuta
Aktivitete: fotografi, not
- Cape of Qefali – Kepi i Qefalit
Më tej, udhëtimi ndalet në Kepin e Qefalit, një pikë panoramike ku kodrat takohen me detin dhe ku vizitorët mund të shijojnë një nga pamjet më të bukura të bregdetit jugor shqiptar.
📍 Kohë qëndrimi: Rreth 25 minuta
Aktivitete: fotografi, not
- Kakome Bay – Gjiri i Kakomesë
Një nga ndalesat më ekskluzive të turit është Gjiri i Kakomesë, një perlë natyrore e mbrojtur nga kodrat dhe i njohur për ujërat e tij të pastra dhe atmosferën e qetë.
Këtu vizitorët largohen nga zhurma e përditshme dhe shijojnë një nga gjiret më të bukura të Jonit.
📍 Kohë qëndrimi: rreth 15 minuta
Aktivitete: fotografi, not
- Krorez Bay – Gjiri i Krorezit
Pika kulmore e aventurës është Gjiri i Krorezit, një nga destinacionet më të bukura dhe më të kërkuara pranë Sarandës.
Ujëra të tejdukshme, gurë të bardhë dhe një natyrë pothuajse e paprekur e bëjnë këtë vend ideal për të kaluar disa orë relaksi, noti dhe eksplorimi.
Këtu do të keni kohë të shijoni detin Jon, të bëni fotografi mahnitëse dhe të përjetoni qetësinë e një prej plazheve më të veçantë të Rivierës.
📍 Kohë qëndrimi: 2–3 orë
Aktivitete: not, snorkeling, relaks, fotografi
- Soldier Bay – Gjiri i Ushtarit
Para kthimit në Sarandë, udhëtimi përmbyllet me një ndalesë në Gjirin e Ushtarit, një tjetër cep i qetë dhe i bukur i bregdetit.
📍 Kohë qëndrimi: rreth 15 minuta
Aktivitete: fotografi, not

Dy mënyra për të zbuluar bregdetin e Sarandës
Për ata që kërkojnë një eksperiencë private, North Tour Privat është një eksperiencë ekskluzive për ata që kërkojnë privatësi dhe një udhëtim të personalizuar drejt ishujve të Ksamilit dhe vijës mahnitëse bregdetare të jugut, me kohëzgjatje rreth 6 orë.
Për udhëtarët individualë, North Tour Individual është mundësia për të zbuluar Krorez Bay dhe Kakome për rreth 7 orë, duke ndarë këtë aventurë me të tjerë që duan të eksplorojnë të njëjtën bukuri natyrore.
El Mar Boat Trip ofron pikërisht këtë: një udhëtim të ndërtuar mbi njohjen e vendit, profesionalizmin dhe dashurinë për bregdetin shqiptar.

Një eksperiencë e ndërtuar nga njerëzit e vendit
Ajo që e dallon El Mar Boat Trip është lidhja me territorin. Kapitenët dhe ekipi nuk ofrojnë vetëm një rrugë turistike; ata sjellin njohjen e një vendi që e kanë jetuar prej vitesh.
Nga historia e gjireve deri te veçoritë e ekosistemit detar, udhëtimi shoqërohet me rrëfime që i japin kuptim peizazhit përballë syve të vizitorëve.
Varkat janë të projektuara për rehati dhe siguri, duke krijuar hapësirën ideale për familje, çifte, grupe miqsh dhe udhëtarë që kërkojnë një përvojë më personale.
Twins: gastronomia mesdhetare në zemër të natyrës
Një pjesë e rëndësishme e kësaj eksperience është edhe ndalesa gastronomike ne Krorez.
Në një ambient që duket sikur është shkëputur nga një kartolinë, restoranti Twins sjell një përvojë të veçantë kulinare në zemër të kësaj natyre të jashtëzakonshme.
Kuzhina mesdhetare, produktet lokale dhe shijet tradicionale të detit kombinohen me një pamje spektakolare mbi Jon.
Mbreti i tryezës është padyshim peshku i freskët dhe delikatesat e detit, të shoqëruara me një atmosferë që e bën vaktin jo vetëm një moment ushqimi, por pjesë të kujtimit të udhëtimit.
El Mar Boat Trip “jo turist, por mik”
Ajo që e bën El Mar Boat Trip të veçantë nuk janë vetëm vendet ku të çon, por mënyra se si të bën të ndihesh.
Stafi i El Mar duket sikur e ka të skalitur në ADN mikpritjen shqiptare. Këtu turisti nuk trajtohet thjesht si klient, por si mik.
Dhe miku në kulturën shqiptare është gjithmonë i veçantë: mirëpritet, kujdeset për të dhe bëhet pjesë e një historie.
Gjatë udhëtimit, ekipi i El Mar nuk do t’ju tregojë vetëm brigjet më të bukura të Jonit, por edhe legjenda, histori lokale të vjetra e të reja dhe gjithçka që mund ta bëjë qëndrimin tuaj në Sarandë një përvojë të paharrueshme.
Sepse një udhëtim i bukur mbahet mend për vendet që sheh.
Por një eksperiencë e jashtëzakonshme mbahet mend për njerëzit që takon.
Rezervoni udhëtimin tuaj dhe zbuloni magjinë e Jonit, gjiret e fshehura të Sarandës dhe një eksperiencë që do ta merrni me vete shumë kohë pas kthimit në breg.
Për info dhe rezervime
- Limani,
Sarandë, Albania - +355 68 401 5814
- [email protected]







