Krimi s’ka kombësi, shqiptarët e Belgjikës reagojnë ndaj stigmatizimit të Knack

E martë, 17 Nëntor, 2026

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë i janë drejtuar redaksisë së gazetës “Diaspora Shqiptare” me një letër të hapur reagimi ndaj një shkrimi të publikuar nga revista belge “Knack”, të cilin e cilësojnë stigmatizues, ksenofobik dhe fyes ndaj shqiptarëve. Në reagimin e tyre, të cilin ja kanë dërguar revisës belge ata shprehen të indinjuar për mënyrën sesi artikulli, sipas tyre, kriminalizon një komunitet të tërë duke përdorur përgjithësime dhe duke lidhur identitetin shqiptar me aktivitetet kriminale.

Komuniteti shqiptar në Belgjikë thekson se mbështet pa rezerva luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës, por kundërshton ashpër atë që e konsideron si “linçim mediatik” dhe deformim të realitetit të diasporës shqiptare. Reagimi është përqendruar veçanërisht te kopertina e revistës, ku Shqiponja Dykrenare është paraqitur me elementë që lidhen me kokainën, gjë që përfaqësuesit e komunitetit e konsiderojnë një fyerje të rëndë simbolike ndaj identitetit kombëtar shqiptar.

***

Letra e plotë dërguar revistës Knack

Protestë solemne kundër rrymës ksenofobike, amalgameve leksikore dhe fyerjes simbolike në numrin tuaj të datës 3 qershor 2026

Komuniteti shqiptar në Belgjikë dhe mbarë diaspora e tij shprehin sot indinjatën më të thellë, zemërimin dhe indinjatën e tyre të plotë përballë dosjes që keni zgjedhur të publikoni në numrin tuaj të datës 3 qershor 2026. Nën petkun e të ashtuquajturit «gazetari investigative», media juaj ka orkestruar një ofensivë mediatike me një agresivitet të rrallë.

Të jetë e qartë një gjë: hapi ynë nuk synon në asnjë mënyrë të kontestojë apo të pengojë punën e drejtësisë dhe të policisë. Ne mbështesim pa rezerva hetimet e kryera kundër organizatave kriminale dhe trafikut të drogës, cilëtdo qofshin porositësit, ekzekutorët apo origjina e tyre. Krimi nuk ka kombësi, dhe komuniteti shqiptar është i pari që kërkon që ata që shkelin ligjin të ndëshkohen ashpër.

Megjithatë, ekziston një kufi i prerë midis denoncimit të kriminelëve dhe kriminalizimit të një populli të tërë. Një kufi që ju keni zgjedhur ta kaloni me vetëdije të plotë duke mobilizuar rrjete gazetarësh nga të dyja anët e kufirit gjuhësor – në bashkëpunim me RTBF dhe Le Soir – për të goditur fort dhe në mёnyrë të koordinuar, pa pasur asnjë aktualitet gjyqësor të menjëhershëm apo ndonjë ngjarje të fundit kronike që do të arsyetonte një shpërthim të tillë dhune mediatike.

Ndërsa kutia shpjeguese e artikullit përpiqet me vështirësi të shpëtojë dukjen duke përmendur termin teknik «organizata kriminale albanofone», trupi i tekstit dëshmon për një plogështi skandaloze deontologjike. Në mënyrë të përsëritur, gazetari braktis çdo lloj rigoroziteti dhe shkruan e zeza mbi të bardhë: «Shqiptarët negociojnë si të barabartë», «Shqiptarët prandaj i sjellin produktet…», «Shqiptarët kanë bërë një depërtim spektakolar». Duke zëvendësuar strukturat kriminale të shënjestruara me shumësin përgjithësues «Shqiptarët», artikulli juaj kalon nga një hetim faktik në një pamflet ksenofobik. Duke pohuar se fuqia e këtyre rrjeteve bazohet mbi «një diasporë prej dy milionë njerëzish», ju shndërroni çdo sipërmarrës, çdo punëtor, çdo student dhe çdo familje me origjinë shqiptare në një bashkëpunëtor potencial logjistik.

Ky linçim mediatik është edhe më i rrezikshëm pasi ndodh në një moment kyç. Në prag të pushimeve të mëdha, kur Shqipëria po imponohet sot si një nga destinacionet turistike më të kërkuara në nivel botëror – duke tërhequr çdo vit mijëra belgë të magjepsur nga mikpritja dhe bukuria e saj -, ju bëni zgjedhjen që të përhapni frikë dhe stereotipe.

Për më tepër, ju zgjidhni të injoroni aktualitetin e vërtetë që po emocionon popullin shqiptar në këto momente. Ndërsa një lëvizje qytetare e paprecedentë po bën që dhjetëra mijëra shqiptarë të zbresin me guxim në rrugët e Tiranës, si dhe në të gjitha kryeqytetet e vendeve evropiane ku jeton kjo diasporë prej dy milionë njerëzish për të cilën flisni, për të mbrojtur dinjitetin e tyre, për të kërkuar kushte më të mira jetese në Shqipëri dhe për t’u kundërshtuar me vendosmëri një projekti kolosal imobiliar që kërcënon një zonë natyrore të mbrojtur në Shqipëri, revista juaj preferon të fshehë këtë fytyrë të një Shqipërie dhe të një populli në luftë për dinjitetin e tij, të etur për demokraci dhe ekologji, për t’u shërbyer lexuesve tuaj vetëm një karikaturë kriminale.

Kulmi i degjenerimit dhe i vetëkënaqësisë redaksionale u arrit med ilustrimin tuaj në kopertinë.

Të vizatosh, në kopertinën e revistës suaj, Shqiponjën Dykrenare – simbolin e shenjtë të flamurit shqiptar, të historisë së mbarë popullit të tij, të identitetit të tij dhe të luftërave të paraardhësve të tij – duke përdorur vija me pluhur kokaine, është një akt i një vulgariteti dhe dhune simbolike të papranueshme. Kjo fyerje falas nuk hyn tek liria e shprehjes, por përbën një provokim urrejtjeje.

Për të matur absurditetin dhe papërgjegjshmërinë e veprimit tuaj, le të kthejmë pasqyrën e plogështisë suaj intelektuale: imagjinohej dot për një çast që një media e huaj të vizatonte Luanin e Flandrës apo flamurin trikolor belg me eshtra fëmijësh apo simbole të rënda, nën pretekstin e ilustrimit të rrjeteve pedofile që kanë shënuar tragjikisht historinë gjyqësore të Belgjikës? Një krahasim i tillë do të cilësohej menjëherë, dhe me të drejtë, si i pështirë, i padrejtë dhe fyes për shumicën dërrmuese të belgëve, përfshirë këtu edhe shumicën dërrmuese të anëtarëve të komunitetit shqiptar në Belgjikë. Kjo është pikërisht ajo që ju i bëtë të vuajë komunitetit shqiptar duke shoqëruar simbolet e tij kombëtare me drogën.

Kjo pakujdesi redaksionale ka pasoja reale: ajo ushqen racizmin në përditshmëri, shkatërron vite të tëra përpjekjesh për integrim dhe stigmatizon fëmijët me origjinë shqiptare nëpër shkolla, si dhe të gjithë anëtarët e këtij komuniteti në vendet e tyre të punës dhe të jetesës. Flasim për një komunitet që në pjesën e tij absolutisht më të madhe jeton me respektin më të madh ndaj rregullave, zakoneve dhe traditave të vendit tonë të përbashkët, Belgjikës. Vijat e tekstit tuaj ikin, bur balta që hidhni mbi komunitetin tonë mbetet.

Komuniteti shqiptar në Belgjikë nuk do të pranojë të jetë kurbani i garës suaj për lexues. Ne kërkojmë:

Ndjesë publike të menjëhershme nga ana e drejtuesve të redaksisë së revistës Knack për përdorimin fyes të simboleve kombëtare shqiptare dhe për amalgamet gjuhësore sistematike në artikull.

Një të drejtë përgjigjeje të barabartë në faqet tuaja për të ndriçuar realitetin e diasporës shqiptare në Belgjikë: atë të sipërmarrësve, artistëve, punëtorëve, intelektualëve dhe qytetarëve që kontribuojnë, si të gjithë belgët, në ndërtimin e këtij vendi çdo ditë, larg klisheve kriminale në të cilat ju përpiqeni t’i mbyllni.

Në mungesë të një reagimi të shpejtë dhe në lartësinë e dëmit të shkaktuar, komuniteti rezervon të drejtën t’i drejtohet Këshillit të Deontologjisë Gazetare si dhe institucioneve të luftës kundër diskriminimit dhe ksenofobisë. Nuk përjashtohet gjithashtu mundësia që ne të paraqesim një kërkesë për lejimin e një manifestimi paqësor përpara dyerve të selisë qendrore të revistës suaj javore kundër kësaj fyerjeje të papranueshme.

Duke pritur përgjigjen tuaj,

Përfaqësuesit e shoqatave të komunitetit dhe të diasporës shqiptare në Belgjikë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.