Diaspora shqiptare në Gjermani ka paralajmëruar një protestë në Berlin më 14 qershor, në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Vjosë-Nartës dhe Zvernecit.
Tubimi pritet të zhvillohet pranë Brandenburg Gate, në adresën Pariser Platz, nga ora 14:00 deri në 18:00.
Në posterin e shpërndarë online, protesta përshkruhet si “rezistenca e protestës që vazhdon në diasporë”, ndërsa qytetarët bëjnë thirrje për mbrojtjen e natyrës, drejtësisë dhe Shqipërisë.
“Për Vjosa-Nartën, për Zvernecin”, shkruhet në pankartën qendrore të protestës, e cila pritet të mbledhë shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe aktivistë të angazhuar për çështjet mjedisore dhe qytetare.
Organizatorët e lidhin këtë mobilizim me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër projekteve turistike në zonat e mbrojtura, duke theksuar se rezistenca qytetare tashmë po shtrihet edhe në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.