Suedi/Shoqata “Jehona” nderon Euklid Cakrani për kontribut në kulturën shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të aktivitetit të organizuar për Ditën e Fëmijëve, Shoqata “Jehona” në Stockholm ka vlerësuar me certifikatë mirënjohjeje koreografin profesionist Euklid Cakrani, për kontributin e tij të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e valleve dhe kulturës shqiptare në Suedi.

Në motivacionin e kësaj mirënjohjeje thuhej: “Për kontributin dhe përkushtimin në promovimin e valleve dhe kulturës shqiptare në Stockholm, si dhe për angazhimin profesional dhe atdhetar në përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në aktivitete kulturore ndërkombëtare.”

Ky është viti i tretë radhazi që Euklid Cakrani kontribuon aktivisht në jetën kulturore të komunitetit shqiptar në Stockholm. Fillimisht ai drejtoi grupin e valleve të vajzave dhe grave “Jehona”, ndërsa aktualisht mban rolin e drejtuesit artistik të grupit të valleve për fëmijë të moshës 5 deri në 15 vjeç, një nga projektet më të reja të shoqatës në funksion të edukimit kulturor të brezit të ri.

Paralelisht me angazhimin e tij në Shoqatën “Jehona”, Cakrani ka themeluar edhe grupin “Albanian Folkgroup Tradita”, një iniciativë private e krijuar vitin e kaluar, që ka bashkuar të rinj, vajza, djem dhe gra shqiptare të moshave të ndryshme me synimin për të ruajtur dhe kultivuar vallet tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat.

Grupi ka përfaqësuar kulturën shqiptare në disa aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare në Suedi, mes tyre edhe në koncertin festiv të Europës të zhvilluar më 9 maj 2026.

Shoqata “Jehona” theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me grupet artistike shqiptare në Stockholm, duke mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.