Greqi/ Gati dokumentat për aplikimet nga 27 deri me 30 prill

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka njoftuar qytetarët shqiptarë në Greqi se kanë mbërritur pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit për të gjithë ata që kanë kryer aplikimin në datat 27, 28, 29 dhe 30 prill 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, tërheqja e dokumenteve biometrike mund të kryhet në dy forma: përmes paraqitjes fizike pranë sporteleve të ambasadës gjatë orarit zyrtar, ose me postë/korrier në adresën e deklaruar gjatë procesit të aplikimit.

Orari i shpërndarjes në ambasadë është:

  • E hënë – e enjte: 09:00 – 14:30
  • E premte: 09:00 – 14:00

Autoritetet rikujtojnë se qytetarët duhet të kenë me vete kuponin e aplikimit për tërheqjen e dokumenteve.

Për ata që kanë zgjedhur dërgimin me postë, kartat ID do të mbërrijnë në adresën e banimit, por ambasada thekson se kartat e identitetit të dërguara në këtë mënyrë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri pa aktivizim të mëtejshëm.

Një tjetër element i rëndësishëm është afati i tërheqjes: dokumentet biometrike duhet të tërhiqen brenda një viti nga data e aplikimit. Në të kundërt, ato do të konsiderohen të refuzuara.

Ky njoftim ka rëndësi të veçantë për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, duke lehtësuar procesin e pajisjes me dokumentacion të vlefshëm identifikimi dhe udhëtimi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.