Beqir SINA- New York
Shqiptarët puonjësit që punojnë në New York e New Jersey, është koha të planifikojnë lëvizjen e tyre muajin e ardhshëm me shumë kujdes me orarin e ndeshjeve.
Zyrtarët e New York-ut dhe New Jersey-t kanë lëshuar një paralajmërim me ardhjen e 1.2 milionë vizitorëve, për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026, pasi sipas tyre transporti publik dhe trafiku rrugor do të përballen me kaos të madh.
Qendra e “kaosit” pritet të jenë zonat përreth Stadiumit “MetLife” në East Rutherford, New Jersey, që do të presë 8 ndeshje, duke përfshirë finalen e madhe më 19 korrik 2026, dhe qendra e NYC-Manhattan-it, 34th Street – Pennsilvenia Station zona e saj dhe zonat ku janë rezervuar hotelet për dhjetra mijëra turistë.
Problemet me dendësinë e njerëzve sipas autoriteteve pritet të fillojnë nga 13 qershori, sepse pjesa më e madhe e vizitorëve kanë zgjedhur New York-un dhe New Jersey-in të vizitojnë por kulmi pritet midis 22 dhe 30 qershorit, kur oraret e ndeshjeve përputhen me orën e pikut të lëvizjeve të mëngjesit dhe pasdites.
Rreth 40.000 tifozë që kanë prenotuar hotel në NYC dhe NJ për ndeshjet do të mbështeten te transporti publik, duke e mbingarkuar sistemin tashmë të tendosur.
Drejtorja Ekzekutive e Port Authority, Kathryn Garcia, tha në konferencë shtypi:
“Nëse nuk e keni aq të domosdoshme të dilni në qytet për tu bërë pjesë në ndonjë nga eventet që organizohen për Kupën e Botës,(Fan Zone) ato ditë, qëndroni në shtëpi nëse është e mundur, sepse qyteti (NY) dhe New Jersey do të jenë jashtëzakonisht të mbingarkuar.”
Kjo masë synon të parandalojë bllokime totale në rrugë dhe trena, çmime të fryra dhe kufizime.
Biletat round-trip NJ Transit nga NYC në MetLife mund të arrijnë deri në 150 dollarë një rritje prej 775% nga çmimet normale.
Gjatë ditëve të ndeshjeve, pjesa e NJ Transit në Penn Station do të jetë e mbyllur për jo-tifozë, 4 orë para ndeshjes dhe 3 orë pas saj.
Udhëtimet me Uber ose taksi pritet të jenë edhe më të kushtueshme dhe të ngadalta.
Zyrtarët paralajmërojnë gjithashtu të mos ecni në autostradë (si I-95) drejt stadiumit, pasi nuk është e sigurt as e mundur.
Edhe pa shkuar në ndeshje, jeta e përditshme në zonën e New York-ut do të preket në vonesa në trenat, autobusët të mbushur plot dhe trafik i rëndë.
Kjo ngjarje globale thanë autoritetet duket se po teston infrastrukturën e rajonit dhe tregon nevojën për planifikim më të mirë urban.
Për vizitorët shqiptarë ose shqiptaro-amerikanë, punonjësit që punojnë në Nju Jork, apo ata që duan të shijojnë atmosferën, është koha të planifikojnë lëvizjen e tyre muajin e ardhshëm me shumë kujdes me orarin e ndeshjeve.
Kupa e Botës 2026 sjell entuziazëm, por edhe sfida reale për transportin. Ata këshillojnë të qëndroni duke ndjekur këshillat zyrtare, (të update-uara),për banorët e Nju Jork-ut dhe New Jersey-it, që të mund të minimizojnë shqetësimet.
Tifozët të përgatiten për çmime të larta dhe turma të mëdha vizitorësh gjatë gjithë muajit qershor. New Yorku dhe New Jersey po përgatitet për një “festë sportive”, por suksesi do të varet nga bashkëpunimi i të gjithëve, thonë autoritetet amerikane.




