Lea Ypi prezanton “Indignity” në LSE Library

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Bibliotekën e London School of Economics (LSE Library) u zhvillua një pasdite e veçantë me profesoren e kësaj shkolle dhe autoren Lea Ypi. Ajo ishte e ftuar në rrethin letrar “Book Beavers” në takimin me titull “Meet the Author” (Takohu me autorin) për të biseduar mbi librin saj të ri “Indignity”.

Biseda e moderuar nga menaxherja e Bibliotekes Dafina Rama solli një diskutim të gjallë dhe të thelluar akademik mbi temat e librit. Në sallën e mbushur plot, – përfshirë dhe kolegë të LSE-së – pjesmarrësit u angazhuan me pyetje dhe reflektime të shumta.

Organizatorët e vlerësuan eventin si një sukses të plotë, duke shprehur mirënjohje për profesorin Lea Ypi për ndarjen e ideve, historive dhe kohës së saj me audiencën. Në vlerësim u theksua gjithashtu se prania e saj përbën një pasuri të veçantë për komunitetin akademik.

Një element i veçantë dhe simbolik i aktivitetit ishte edhe ofrimi i bakllavasë për pjesëmarrësit, detaj që u prit me humor dhe u lidh me atmosferën e ngrohtë të diskutimit mbi librin.

Nga ana tjetër, menaxherja e bibliotekës së LSE, Dafina Rama, vlerësoi profesorin Ypi si një zë të jashtëzakonshëm akademik, duke theksuar se leksionet dhe diskutimet e saj mbeten frymëzuese dhe të paharrueshme për audiencën.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.