Mjeku që dha jetë në luftë! Në Bruksel promovohet libri për Dr. Fahredin Hotin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nje histori që prek zemrën

Në Bruksel prezantohet libri për mjekun që shpëtoi jetë në luftë dhe dha jetën për lirinë

Nga Soni Memoci

Më 25 prill 2026, në orën 13:00, në ambientet e ’t Hof van Hamme” në Zaventem do të organizohet promovimi i librit monografik “Doktori që i dha jetë lirisë”, me autor Besnik F. Hoti, kushtuar dëshmorit të kombit, Dr. Fahredin Sh. Hoti.

Ky aktivitet, një ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore dhe kombëtare, do të zhvillohet në prani të përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Belgjikë, si dhe mysafirëve të ftuar,

Organizimi do të realizohet nga familja e dëshmorit, në bashkëpunim me Ambasadorin Ramadan Gashi dhe Ragip Zakollin, bashkëpunëtor i afërt i doktorit gjatë viteve të luftës.

Programi do të nisë me himnin kombëtar dhe një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve, duke i dhënë aktivitetit një karakter solemn dhe përkujtimor.

Gjatë promovimit pritet të mbajnë fjalë z. Ragip Zakolli, i cili do të ndajë kujtime nga bashkëpunimi me Dr. Hotin, si dhe Ambasadori Ramadan Gashi, i cili do të flasë për rëndësinë e kësaj vepre dhe mesazhin që ajo përcjell.

Gjithashtu, fjala e autorit Besnik Hoti do të rrëfejë më shumë mbi personalittein dhe figurën e Dr. Hoti pasi ai përmes këtij libri sjell një rrëfim të thellë, ku ndërthuren kujtesa personale me historinë kolektive.

Libri “Doktori që i dha jetë lirisë” është një monografi kushtuar figurës së Dr. Fahredin Sh. Hotit, shkruar nga i biri, Besnik Hoti. Vepra është botuar rreth vitit 2024 dhe është prezantuar në disa vende në Kosovë dhe në diasporë. Në përmbajtjen e tij, libri sjell rrëfime, kujtime dhe dëshmi autentike që ndriçojnë jetën dhe veprën e doktorit, veçanërisht kontributin e tij gjatë luftës, duke e shndërruar këtë botim në një dokument të rëndësishëm historik dhe njerëzor.

Dr. Fahredin Sh. Hoti, gjinekolog me profesion, ishte i njohur për humanizmin dhe përkushtimin e tij ndaj njerëzve. Gjatë luftës në Kosovë, ai vazhdoi të shërbente në kushte jashtëzakonisht të vështira, duke trajtuar të plagosur dhe duke ndihmuar në lindjen e qindra fëmijëve. Shtëpia e tij u kthye në një spital të improvizuar, një vend shprese në mes të luftës. Në mars të vitit 1999, ai u vra gjatë masakrës së Krushës së Madhe, duke rënë dëshmor bashkë me të birin.

Ky promovim synon të ruajë dhe të përcjellë kujtesën për një figurë që simbolizon humanizmin, përkushtimin dhe sakrificën për liri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.