Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka njoftuar se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat ID për qytetarët që kanë aplikuar në datat 6, 7, 8, 9 dhe 10 prill 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, tërheqja e dokumenteve biometrike mund të kryhet në dy forma: përmes paraqitjes fizike pranë sportelit gjatë orarit zyrtar, ose me postë/kuriere në adresën e deklaruar gjatë aplikimit.
Orari i tërheqjes pranë ambasadës është:
- E hënë – e enjte: 09:00 – 14:30
- E premte: 09:00 – 14:00
Autoritetet rikujtojnë se qytetarët duhet të kenë me vete kuponin e aplikimit për tërheqjen e dokumenteve.
Gjithashtu, bëhet e ditur se kartat ID të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri pa u aktivizuar më parë.
Ambasada thekson se dokumentet biometrike duhet të tërhiqen brenda një viti nga data e aplikimit. Në të kundërt, ato do të konsiderohen të refuzuara.
Ky njoftim vjen si një apel për qytetarët shqiptarë në Athinë që të paraqiten në kohë për të marrë dokumentet e tyre.



