Autoritetet konsullore kanë njoftuar se kanë mbërritur pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit për të gjithë qytetarët që kanë përfunduar procesin e aplikimit deri më 3 prill 2026.
Sipas njoftimit, dokumentet janë gati për tërheqje për të gjithë aplikuesit që kanë dorëzuar shenjat e gishtave dhe foton, me përjashtim të dy rasteve me inicialet P.T. dhe A.D. Qytetarët që kanë kryer aplikimin janë njoftuar fillimisht përmes e-mailit, ndërsa në vijim pritet të marrin edhe njoftime me mesazh telefonik, veçanërisht ata që kanë zgjedhur dërgimin me postë.
Shpërndarja e dokumenteve kryhet pranë konsullatës nga e hëna në të premte, në orarin 09:00–16:00, ndërsa qytetarët duhet të paraqiten me kuponin e aplikimit.
Ndërkohë, dokumentet do t’u dërgohen me postë të gjithë atyre që kanë dorëzuar zarfin e parapaguar gjatë aplikimit. Kodi i gjurmimit për dërgesat do të dërgohet përmes mesazhit telefonik.
Autoritetet rikujtojnë se kartat e identitetit të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri deri në aktivizimin e tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.