Hapet linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është prezantuar zyrtarisht linja e re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.

Linja e re direkte operohet nga kompania ajrore GP Aviation dhe do të realizojë dy fluturime në javë, duke lehtësuar ndjeshëm udhëtimet e diasporës dhe lidhjet me atdheun.

Të pranishëm në ceremoni edhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, Drejtoresha Ekzekutive e Aeroportit, znj. Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, znj. Isabella Laimer.

Salzburgu bëhet kështu qyteti i dytë në Austri, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Prishtinën përmes fluturimeve të rregullta, duke rritur mundësitë për shkëmbime kulturore, ekonomike dhe turistike ndërmjet dy vendeve.

Autoritetet e aeroportit dhe përfaqësuesit e projektit e kanë vlerësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.