Londër/Një mbrëmje muzikore me violinistin Florian Vlashi në Ambasadën Shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një mbrëmje e veçantë muzikore do të mbahet më 14 prill 2026 në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar në Londër, me protagonist violinistin e njohur ndërkombëtar Florian Vlashi.

Artistit i mirënjohur vjen posaçërisht nga Spanja për këtë aktivitet, duke sjellë një program të pasur me muzikë klasike shqiptare, spanjolle dhe ndërkombëtare, në një interpretim që premton emocione të veçanta për të pranishmit.

Evenimenti do të zhvillohet në një atmosferë të ngrohtë dhe familjare, ku muzika do të shoqërohet edhe me një koktej mikpritës dhe ushqim, duke krijuar një përvojë të plotë kulturore dhe sociale për të ftuarit.

Mbrëmja do të mbahet në adresën: Ambasada Shqiptare, 33 St George’s Drive, Pimlico, London SW1V 4DG, me programin që nis në orën 17:30, pas mbërritjes së të ftuarve në orën 17:00 dhe përmbyllet në orën 18:30.

Organizatorët theksojnë se ky aktivitet synon të sjellë një përjetim të rrallë artistik, duke bashkuar muzikën klasike me një atmosferë të afërt dhe mikpritëse, tipike për komunitetin shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.