Lamtumirë Don Kelmend Spaqi, meshtari që mbrojti civilët gjatë luftës në Kosovë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryedioqeza e Tivarit dha sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 63 vjeçare të dom Kelmendit. Sipas njoftimit ai u nda nga jeta më 2 prill 2026 në Tivar, Mal të Zi, ditën e themelimit të Meshtarisë, të Enjten e Shenjtë të Pashkëve.

Meshtar prej 33 vitesh, dom Kelmendi ishte një meshtar dhe figurë e shquar, i vlerësuar dhe i dashur nga populli, si dhe i respektuar nga të gjithë.

Dom Kelmendi jetoi me moton për Fe, Atdhe e Liri. Qe jo vetëm bari dhe prijës shpirtëror, por mbrojtës e kultivues i vlerave identitare të popullit, pa dallim, sidomos në kohët e vështira të luftës, rojtar i guximshëm i vendlindjes. Ai nuk jetoi për vete,  jetoi për Popullin e Zotit, për Kombin të cilin e deshi deri në grahmën e fundit. Në ditët më të errëta të historisë së popullit të Kosovës, dom Kelmendi, me trimëri, u bë dritë shpresë për popullin e vet, u bë zë i së vërtetës dhe mburojë e të pambrojturve.

Dom Kelmend Spaqi qe njeri i Zotit, i mirë, bujar, i gatshëm e i papërtueshëm kurdoherë për çdo person e për çdo besimtar, punëtorë i thjeshtë në vreshtin e Hyjit, prift i vëmendshëm ndaj nevojave të popullit, dëshmitar besnik i mësimeve ungjillore, atdhetar i bindur.

Në oborrin e Kishës “Shna Ndou” në fshatin Gllogjan të Pejës, ku ishte famullitar, (04 prill 1999) gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku kishte strehuar mijëra banorë të Lugut të Baranit, një komandant serb me gishtin në këmbëzën e automatikut, iu drejtua Dom Kelmend Spaqit, me urdhrin: “T’i ndash myslimanët në njërën anë e katolikët në anën tjetër!”. Dom Kelmendi iu përgjigj me vendosmëri: “Këtu nuk ka myslimanë e katolikë; këtu të gjithë janë shqiptarë të pafajshëm në vendin e tyre. Së pari me vrisni mua dhe motrat e nderit, e pastaj këta të tjerët”. Gjithnjë gjatë luftës, në Kishën e “Shna Ndou” , meqë shqiptarët e fesë islame nuk kishin Xhami afër fshatit Gllogjan, dom Kelmendi bashkë me Motrat rregulltare që shërbenin në këtë famulli, vendosi ta lajmërojnë iftarin dhe syfyrin me anë të kambanave të Kishës. Ky misioni i vëllazërimit, testament, që dom Kelmendi e përmbushi.

Ja njoftimi botuar në platforma sociale nga Kryedioqeza e Tivarit.

NË KUJTIM (IN MEMORIAM) don Kelmend Spaqi (18.10.1962 – 02.04.2026)

Sot, para agimit, në ditën e themelimit të meshtarisë – në të Enjtjen e Madhe, kaloi në amshim meshtari ynë i dashur dhe famullitari i Tivarit, don Kelmend Spaqi.

Trupi i don Kelmend Spaqit do të jetë i ekspozuar në Kishën e Shën Nikollës te Selia (selia e Kryedioqezës) nga e shtuna, 04.04.2026, ora 12:00, deri të dielën, 05.04.2026, ora 12:00, kur kortezhi do të niset drejt vendlindjes së tij, në Velezhë, Kosovë, ku të Hënën e Pashkëve, më 06 prill 2026 në orën 11:00 do të bëhet edhe kremtimi i Meshës së Dritës, riti i salikimit dhe varrimi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.