Më 28 prill 2026, Universiteti i Regensburgut, në bashkëpunim me Universitetin e Karlit dhe Universitetin e Hamburgut, do të organizojë Simpoziumin e tretë ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare.
Këtë vit, aktiviteti zhvillohet me temën “Albanian Multilingualism in Time and Space: From Early Language Contact to Present Day Heritage Speakers”, duke u fokusuar në zhvillimin e shumëgjuhësisë shqiptare në periudha të ndryshme historike dhe në kontekstet bashkëkohore.
Simpoziumi është pjesë e veprimtarisë së lektoratit të gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut, i themeluar në vitin 2023 në kuadër të projektit SeeFfield dhe i përfaqësuar nga studiuesi Ledio Hala.
Organizimi përfshin bashkëpunimin e disa disiplinave akademike, me pjesëmarrjen e studiuesve nga fusha e sllavistikës, romanistikës dhe albanologjisë. Në mesin e organizatorëve janë profesorët Björn Hansen, Edyta Jurkiewicz-Rohrbacher, Evelyn Wiesinger, Jonas Grünke, Orkida Backus Borshi, Blertë Ismajli, si dhe studiuesi Ledio Hala.
Nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë është ftuar si ligjëruese kryesore akademikja Kristina Jorgaqi, ndërsa si kumtuese do të marrë pjesë edhe prof. Anila Omari.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me programin e Studimeve Shqiptare në Universitetin e Regensburgut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.