Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, në bashkëpunim me IdentiTek SHA dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi, ka njoftuar vijimin e projektit “Ishujt 2026”, i cili synon të ofrojë shërbime konsullore direkte për qytetarët shqiptarë që jetojnë në ishujt grekë.
Në kuadër të këtij projekti, një ekip i deleguar konsullor do të ofrojë shërbime për aplikimin e dokumenteve biometrike dhe shërbime të tjera konsullore në terren.
Shërbimet do të ofrohen më 4–5 maj 2026 në Rodos dhe më 6–8 maj 2026 në Hania, Kretë.
Qytetarët që kërkojnë të aplikojnë për pasaportë biometrike ose kartë identiteti duhet fillimisht të kryejnë aplikimin në platformën e-Albania dhe më pas të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën elektronike [email protected], me subjekt “Ishujt 2026”. Aplikimi duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin, numrin personal (NID), kodin e aplikimit dhe adresën e vendbanimit.
Pagesa për shërbimet konsullore kryhet me kartë bankare përmes POS-it në vendin ku ofrohet shërbimi, ku tarifa është 130 euro për pasaportë biometrike dhe 12 euro për kartë identiteti.
Ambasada ka bërë të ditur se detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen e saktë dhe organizimin e shërbimeve do të publikohen në ditët në vijim në kanalet zyrtare.
Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në adresën zyrtare të ambasadës ose në numrin e kontaktit të publikuar nga institucioni.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.