Qytetarët shqiptarë që kanë përfunduar procesin e aplikimit për dokumente biometrike deri më datën 9 mars 2026, tashmë mund të tërheqin pasaportat dhe kartat e identitetit, pasi këto dokumente kanë mbërritur pranë autoriteteve konsullore.
Njoftimi vjen pas komunikimeve të dërguara me e-mail dhe mesazhe telefonike, veçanërisht për ata qytetarë që kanë zgjedhur shërbimin postar gjatë aplikimit. Nga ky njoftim përjashtohen vetëm shtetasit me inicialet O.J dhe A.K.
Procesi i shpërndarjes së dokumenteve zhvillohet pranë Konsullata Shqiptare nga e hëna në të premte, në orarin 09:00–16:00, ndërsa qytetarët duhet të kenë me vete kuponin e aplikimit. Autoritetet bëjnë me dije se datat 6 dhe 13 prill janë ditë pushimi dhe nuk do të ketë shërbim.
Ndërkohë, për qytetarët që kanë kërkuar dërgimin e dokumenteve me postë, shpërndarja do të kryhet automatikisht. Kodi për ndjekjen e dërgesës (“Tracking for Royal Mail Special Delivery”) është dërguar përmes mesazhit telefonik.
Autoritetet rikujtojnë gjithashtu se të gjitha kartat e identitetit të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri deri në aktivizimin e tyre.
Ky proces synon të lehtësojë marrjen e dokumenteve për qytetarët dhe të garantojë një shërbim sa më efikas dhe të organizuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.