Qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri më 10 mars 2026 (përfshirë këtë datë), njoftohen se dokumentet e tyre kanë mbërritur dhe janë gati për shpërndarje.
Sipas njoftimit zyrtar, dokumentet do t’u dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që gjatë aplikimit në konsullatë kanë zgjedhur këtë mënyrë dorëzimi. Ndërkohë, qytetarët që do t’i tërheqin personalisht pranë përfaqësisë duhet të paraqiten sipas orarit të përcaktuar: nga e hëna në të enjte, ora 09:30–14:30, dhe të premten, ora 09:30–12:30.
Për tërheqjen e dokumenteve biometrike, qytetarët duhet të kenë me vete pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që figuron në të njëjtën certifikatë familjare dhe ka aplikuar, si dhe kuponin e aplikimit.
Autoritetet rikujtojnë se kartat e identitetit që dërgohen me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri.
Gjithashtu, bëhet e ditur se dokumentet biometrike duhet të tërhiqen brenda një viti nga data e aplikimit; në të kundërt, ato do të konsiderohen të refuzuara.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.