Në kuadër të Muajit të Poezisë, Ambasada e Shqipërisë organizoi promovimin e vëllimit poetik “Mos ma turbulloni puthjen” të poetit të njohur Luan Xhuli, një aktivitet kulturor që mblodhi së bashku poetë, shkrimtarë, studiues, botues dhe dashamirës të letërsisë nga komuniteti shqiptar dhe ai grek.
Në fjalën e saj përshëndetëse, ambasadorja Luela Hajdaraga e cilësoi këtë takim si një moment të veçantë dialogu kulturor dhe miqësie përmes artit të fjalës. Ajo theksoi se poezia është një urë që kapërcen kufijtë e gjuhës dhe kombësisë, duke afruar kulturat dhe duke krijuar hapësira të reja mirëkuptimi mes popujve.
Gjatë aktivitetit, mbi krijimtarinë e autorit ndanë reflektimet e tyre shkrimtari i njohur grek Yannis Xanthoulis, botuesi i librit Vangelis Jorgakakis, si dhe poetët Elona Gjergo-Tanka dhe Vasil Dilo, të cilët vlerësuan penën e autorit, mesazhin universal të poezisë së tij dhe dimensionin njerëzor që përshkon vargjet.
Një atmosferë të veçantë krijuan edhe interpretimet e poezive nga Karafil Shena dhe Festim Zaçe, të cilët përcollën emocione të thella tek të pranishmit, duke i dhënë mbrëmjes një dimension artistik dhe emocional.
Aktiviteti u moderua nga Ministrja Këshilltare e Ambasadës së Shqipërisë, Eliverta Radomi, e cila theksoi se kjo nuk ishte thjesht një mbrëmje kushtuar një libri, por një takim ku poezia u bë urë kujtese, ndjesie dhe dialogu kulturor mes komuniteteve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.