Aktivitet në Pekin për Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rastin e përvjetorëve të lindjes së dy prej figurave më të mëdha të letërsisë shqiptare, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kinë organizon një aktivitet kulturor me temë “Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare – Dy kolosët e letërsisë dhe kulturës shqipe”.

Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 28 mars 2026, nga ora 15:00 deri në 17:00, në ambientet e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Pekin. Përmes këtij organizimi synohet të nderohet dhe të promovohet trashëgimia letrare dhe kulturore e dy shkrimtarëve që kanë lënë gjurmë të thella në letërsinë dhe identitetin kulturor shqiptar.

Ambasada ka ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë, studiojnë dhe punojnë në Kinë dhe në rajon, që të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke e kthyer atë në një moment të përbashkët reflektimi dhe vlerësimi për kontributin e dy kolosëve të letërsisë shqipe.

Aktiviteti do të zhvillohet në adresën: No. 28, Guang Hua Lu, Chaoyang District, Beijing (北京市朝阳区光华路28号).

Ky organizim pritet të shërbejë edhe si një mundësi për të forcuar lidhjet kulturore të komunitetit shqiptar në Kinë dhe për të promovuar vlerat e letërsisë shqiptare në një mjedis ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.