Në kursin e gjuhës shqipe “Dritë e Diturisë” në Eretria të Greqisë, nxënësit festuan Dita e Verës me aktivitete të ndryshme në natyrë.
Gjatë kësaj pasditeje festive, fëmijët vendosën në duar veroret, simbol tradicional që shënon ardhjen e pranverës, luajtën së bashku në natyrë dhe ndanë momente të thjeshta, por plot gëzim dhe energji pozitive.
Një moment i veçantë i aktivitetit ishte kur nxënësit morën kapele të përgatitura prej kartoni, të zbukuruara me një yll të verdhë, ku për secilin ishte shkruar një cilësi e bukur, si shenjë vlerësimi dhe motivimi për ta.
Gjatë aktivitetit u vlerësua edhe nxënësi Soel, i cili kishte recituar më parë në festën e 8 Marsit, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Emigrantëve Evia, ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi. Për paraqitjen e tij të dalluar, atij iu dorëzua një certifikatë mirënjohjeje.
Në fund të aktivitetit, çdo fëmijë vendosi nga një verore në një “pemë dëshirash”, duke menduar një dëshirë për verën që po vjen. Kjo iniciativë simbolike solli buzëqeshje dhe shpresë për ditë të mbushura me gëzim.
Organizatorët shprehën dëshirën që kjo pranverë të sjellë sa më shumë paqe, shëndet dhe ëndrra të bukura për të gjithë fëmijët, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe kulturës shqiptare edhe larg atdheut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.