Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri më 3 mars 2026 (përfshirë edhe këtë datë) se dokumentet e tyre tashmë kanë mbërritur dhe janë gati për t’u tërhequr.
Sipas njoftimit të përfaqësisë konsullore, dokumentet biometrike të përfunduara do t’u dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që gjatë procesit të aplikimit në konsullatë kanë zgjedhur këtë mënyrë dorëzimi.
Ndërkohë, qytetarët që paraqiten personalisht për të tërhequr dokumentet në përfaqësi mund ta bëjnë këtë sipas orarit të përcaktuar: nga e hëna në të enjte, nga ora 09:30 deri në 14:30, ndërsa të premten nga ora 09:30 deri në 12:30.
Personat që paraqiten për të marrë dokumentet biometrike duhet të kenë me vete pasaportën e skaduar, si dhe pasaportat e çdo personi tjetër që figuron në të njëjtën certifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu për dokumente. Po ashtu, është e nevojshme të paraqitet edhe kuponi i aplikimit.
Autoritetet rikujtojnë se të gjitha kartat e identitetit që dërgohen me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe për këtë arsye nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri.
Njëkohësisht, qytetarët paralajmërohen se dokumentet biometrike duhet të tërhiqen brenda një viti nga data e aplikimit. Nëse nuk tërhiqen brenda këtij afati, ato do të konsiderohen të refuzuara nga aplikanti.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.