Forumi i Gruas Shqiptare “Alba” në Augsburg

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një takim  frymëzues u zhvillua me kryesinë e Forumit të Gruas Shqiptare “Alba” në Augsburg, një organizatë që prej vitesh shquhet për angazhimin e saj në ruajtjen dhe promovimin e kulturës, vlerave dhe traditave shqiptare në diasporë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për një sërë iniciativash dhe aktivitetesh që pritet të zhvillohen gjatë këtij viti. Në qendër të tyre do të jenë përkujtimi i ngjarjeve të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, si dhe nisma që synojnë vlerësimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Përfaqësueset e forumit theksuan se falë përkushtimit dhe energjisë së grave shqiptare në diasporë, trashëgimia kulturore e kombit vazhdon të ruhet dhe të përcillet me krenari tek brezat e rinj.

Në këtë drejtim, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih konfirmoi mbështetjen e saj për aktivitetet dhe iniciativat e shoqatave shqiptare në Gjermani. Institucioni diplomatik theksoi se do të vazhdojë të inkurajojë çdo nismë që promovon kulturën, identitetin kombëtar dhe bashkëpunimin brenda komunitetit shqiptar.

Pjesëmarrësit në takim nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve në diasporë dhe për të mbajtur gjallë shpirtin dhe traditat shqiptare kudo që ata jetojnë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.