AJet nis fluturimet direk Tiranë–Stamboll nga Aeroporti i Rinasit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kompania ajrore AJet ka nisur zyrtarisht operimet në Shqipëri me linjën e re ajrore që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me aeroportin Stamboll Sabiha Gökçen në Turqi.

Fluturimi inaugurues u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një ceremoni zyrtare dhe me përshëndetjen tradicionale me ujë, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ajrore mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Sipas njoftimit, gjatë muajit mars linja do të operojë me pesë fluturime në javë. Duke filluar nga prilli, fluturimet do të jenë të përditshme, ndërsa gjatë sezonit veror frekuenca pritet të rritet deri në 14 fluturime në javë.

Linja e re synon të ofrojë më shumë fleksibilitet për udhëtarët dhe një lidhje më të drejtpërdrejtë me një nga qendrat më të rëndësishme të aviacionit në rajon.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve dhe të forcojë rolin e tij si një portë strategjike hyrëse për Shqipërinë dhe rajonin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.