Britani/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 1 mars 2026 në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar njofton të gjithë qytetarët që kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti deri më 1 mars 2026 se dokumentet kanë mbërritur dhe janë gati për tërheqje.

Orari i shpërndarjes në konsullatë: E hënë – E premte: 09:00 – 16:00.
Qytetarët duhet të kenë me vete kuponin e aplikimit për të marrë dokumentin.

Dokumentat gjithashtu do të dërgohen me postë për ata që kanë bërë këtë kërkesë gjatë aplikimit në konsullatë. Kodi i ndjekjes “Tracking for Royal Mail Special Delivery” është dërguar përmes mesazhit telefonik.

 Rikujtesë: Të gjitha kartat ID të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri.

Qytetarët ftohen të marrin dokumentet brenda afatit të përcaktuar për të siguruar përdorimin e tyre pa pengesa.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.