Në Ambasadën e Kosovës në Londër festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër u organizua një aktivitet festiv me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, një ditë kushtuar atyre që ndërtojnë themelet e dijes dhe formësojnë të ardhmen e brezave të rinj.

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori Ilir Kapiti, i cili theksoi rëndësinë e misionit të mësuesit si udhërrëfyes i dijes dhe si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shoqërisë. Ai vlerësoi përkushtimin dhe rolin e mësuesve në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, veçanërisht në diasporë.

Me nga një fjalë rasti iu drejtuan gjithashtu të pranishmëve përfaqësuesi i Embassy of the Republic of Albania in London, Roland Shuli, si dhe Aida Haziri nga Albanian British Women Organization.

Mbrëmja u zhvillua nën moton “Mësuesi, Themeli dhe Zemra e Edukimit”, në shenjë vlerësimi për kontributin e mësuesve në edukimin e brezave dhe në forcimin e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Organizatën e Grave Britanike Shqiptare, duke shprehur mirënjohje për çdo mësues që me përkushtim dhe dashuri ka ndriçuar rrugën e dijes për breza të tërë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.