Dita e Mësuesit/ Shoqata Ardhmëria bashkon autoret Anila Kadija e Eliona Gjergo

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rastin e Ditës së Mësuesit, nesër më 7 mars 2026, në orën 11:00 në ambientet e shkollës shqipe në Bexleyheath, Shoqata Ardhmëria organizon një aktivitet letrar dhe edukativ dedikuar mësuesve dhe kontribuuesve në arsimi.

Ky aktivitet, i fokusuar te projekti “Libri – Forca e Fjalës”, do të ofrojë diskutime mbi krijimtarinë për fëmijë, kujdesin ndaj adoleshentëve dhe rolin e familjes dhe shkollës në formimin e të rinjve. Dy autore të njohura, Eliona Gjergo nga Athina dhe Anila Kadija nga Londra njëkohësisht edhe mësuese në shkollën “Ardhmëria”, do të prezantojnë librat e tyre.

“Kur ninulla merr formën e përkujdesjes përgjatë gjithë jetës. Jo vetëm lule, por edhe biseda të hapura, krijimtari dhe sensibilizim; mësuesia është mision dhe prindërimi privilegj. T’i duam dhe t’i ndihmojmë fëmijët është ajo që duhet të bëjmë çdo ditë.” shkruan në rrjetet sociale Anila Kadija e cila do të ndalet të libri i saj “Ninulla e zemrës”.

Ndërsa Eliona Gjergo e cila do të prezantojë librin ë saj “Bisha prej qelqi” do të ndajë edhe përvojat e saj dhe perspektivat mbi mënyrat e përqasjes ndaj të rinjve.

Ky aktivitet është një qasje ndryshe në kremtimet e Ditës së Mësuesit në një formë të re dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë diskutime, prezantime letrare dhe ndarje përvojash profesionale, duke forcuar bashkëpunimin dhe angazhimin e mësuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.