Me ftesë të Shoqatës “Vëllazërimi” në Athinë, diplomatja përgjegjëse për çështjet e diasporës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Joneda Dodaj, mori pjesë në aktivitetin festiv të organizuar me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Dodaj falënderoi kryetarin e shoqatës, Niko Curri, për ftesën dhe vlerësoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të grave dhe vajzave shqiptare në diasporë. Ajo theksoi se ato mbeten bartëse të vlerave familjare, kulturore dhe kombëtare, si dhe një shtyllë e rëndësishme në ndërtimin e një shoqërie të fortë dhe të shëndetshme.
Diplomatja shqiptare vuri në dukje edhe kontributin e madh të arsimtarëve dhe veçanërisht të mësuesve të gjuhës shqipe në Greqi, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri në diasporë dhe në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare ndër breza. Në përfundim të fjalës së saj, ajo ftoi të pranishmit të marrin pjesë në Samitin e IV të Diasporës, i cili do të mbahet më 14–15 prill në Tiranë.
Në aktivitet morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veliu, Zëvendëskryetari i Bashkisë së Athinës, Panajotis-Paris Harlaftis, Sekretari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, Irfan Abazaj, aktivisti Anastas Murati, përfaqësues të shoqatave shqiptare në Greqi, si dhe anëtarë e miq të shoqatës.
Aktiviteti u përmbyll me një program kulturor, ku interpretuan grupi polifonik “Vëllazërimi” dhe grupi i valleve të shoqatës, duke sjellë atmosferë festive dhe duke promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.