Shoqata Arbëria Trieste: Dialog mbi Shqipërinë dhe regjimin e Enver Hoxhës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata “Arbëria” në Trieste organizon të premten, më 27 shkurt, në orën 18:00, në ambientet e Libreria Ubik Trieste, një bashkëbisedim me dy gazetarë dhe autorë të njohur italianë.

Të ftuar në këtë mbrëmje janë gazetari dhe shkrimtari Giovanni Verga, autor i librit “The Man Who Should Never Have Died”, si dhe gazetari i RAI-t dhe autori Antonio Caiazza, i njohur për librin “Una storia scomoda”. Caiazza është gjithashtu mik nderi dhe mbështetës i Shoqatës “Arbëria” Trieste.

Gjatë aktivitetit, Amarlda Becolli, anëtare e shoqatës, do të zhvillojë një dialog me të ftuarit, duke u ndalur veçanërisht te libri “The Man Who Should Never Have Died – Albania and the Regime of Enver Hoxha”, botuar nga Prospero Editore, si dhe te temat që lidhen me historinë e Shqipërisë dhe periudhën e regjimit komunist.

Në një mesazh falënderimi, Antonio Caiazza shprehu mirënjohjen për Shoqatën “Arbëria” Trieste dhe presidenten e saj, Adela Shehu, për organizimin dhe mikpritjen, duke e cilësuar takimin si një mundësi të çmuar për të diskutuar mbi Shqipërinë dhe historinë e saj.

Shoqata fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë mbrëmje kulturore, e cila synon të forcojë dialogun dhe të promovojë njohjen e historisë dhe identitetit shqiptar në Itali.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.