Shkolla Shqipe në Spreitenbach feston Ditën e Gjuhës Amtare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Amtare, një ditë e shpallur nga UNESCO për të nderuar dhe mbrojtur gjuhët amtare në mbarë botën, nxënësit e Shkollës Shqipe në Spreitenbach shënuan këtë datë me një aktivitet simbolik dhe plot emocion.

Edhe pse shkollat shqipe në Kantonin e Cyrihut ndodheshin në pushimin dimëror, kjo ditë e rëndësishme u kujtua dhe u festua me nxënësit në Spreitenbach, në Kantonin e Aargaut. Në Zvicër, gjuha amtare njihet edhe si “gjuha e parë”, por për komunitetin shqiptar ajo përfaqëson shumë më tepër: është gjuha e zemrës, e kujtesës dhe e identitetit kombëtar.

Nxënësit e Shkollës Shqipe në Spreitenbach janë shembull i përkushtimit për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Me dashuri dhe përkushtim, ata dëshmojnë se shqipja jeton dhe do të vazhdojë të jetojë edhe larg atdheut.

Një falënderim i veçantë u shkon prindërve në Neuenhof dhe Spreitenbach për mbështetjen e vazhdueshme, pa të cilën ky mision fisnik për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare nuk do të ishte i plotë.

Nga zërat e vegjël të diasporës erdhi një mesazh i madh dashurie për gjuhën shqipe, ndërsa mirënjohje e veçantë iu shpreh edhe mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë për punën e tyre të palodhur në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.