Dhunoi nënën dhe u zhduk, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar në Itali

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është gjetur rreth mesditën e sotme (22 shkurt) trupi i pajetë i 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, që një ditë më parë ishte hedhur në ujërat e portit të Civitanova Marche, pasi kishte dhunuar nënën e tij duke e goditur me grushte në fytyrë. Lajmi është konfirmuar për mediat italiane nga burime të zjarrfikësve.

Viktima është Riccardo Merkuri, i cili pas agresionit ishte larguar nga banesa me makinën e tij tip “Mercedes”. Ai kishte lënë telefonin celular në shtëpi në Pollenza dhe ishte nisur drejt Civitanova Marche. Që nga mbrëmja e së premtes, i riu kishte humbur çdo gjurmë.

Hipoteza e hetuesve, tashmë e konfirmuar, ishte se 20-vjeçari ishte hedhur vullnetarisht në det. Automjeti i tij ishte gjetur pranë hyrjes së portit.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, i riu është filmuar fillimisht në hyrje të portit, më pas teksa hidhej në det. Një tjetër regjistrim e tregon duke dalë sërish në sipërfaqe dhe duke u hedhur përsëri më tej, pa u rishfaqur më.

Operacioni i kërkimit u ndërmor menjëherë nga zjarrfikësit, në bashkëpunim me polumbarët e Teramos, Gardën Bregdetare dhe karabinierët. Për shkak të errësirës, kërkimet u ndërprenë mbrëmjen e djeshme dhe rifilluan këtë mëngjes me ndihmën e dronëve në zonën ujore përballë portit, ku edhe u bë e mundur gjetja e trupit.

Familja e të riut, me origjinë shqiptare dhe prej më shumë se 20 vitesh në Itali, njihet mirë në komunitetin e Pollenzës. Nëna, Albana Kastriot, 53 vjeçe, pronare e një qendre estetike, mbeti e plagosur rëndë nga dhuna e ushtruar nga djali i saj, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të tij. Si pasojë e goditjeve të forta, ajo pësoi frakturë të nofullës.

Kanë qenë britmat e gruas që alarmuan fqinjët rreth orës 21:00, si edhe bashkëshortin e saj, Mario Merkuri, i cili ndodhej jashtë banesës në momentin e ngjarjes. Gruaja u gjet e shtrirë në dyshemenë e banjës, e gjakosur dhe pa ndjenja. Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën forcat e rendit, por 20-vjeçari ishte larguar.

Aktualisht, Albana Kastriot ndodhet e shtruar në spitalin e Maceratës në gjendje të rëndë, nën kujdes intensiv. Sipas burimeve mjekësore, ajo nuk është në rrezik për jetën.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.