Dua Lipa emërohet ambasadore globale e shtëpisë së luksit Bvlgari

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, është emëruar ambasadore globale e shtëpisë italiane të luksit Bvlgari, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj ndërkombëtare.

Lajmi u bë i ditur në Milano, ku zëvendësdrejtoresha ekzekutive e markës, Laura Burdese, vlerësoi figurën e artistes shqiptare si një përfaqësim i denjë i filozofisë së brendit. “Dua Lipa mishëron një vizion bashkëkohor të fuqizimit dhe lirisë që përputhet thellësisht me vlerat e Bvlgari-t. Ajo është një zë i fortë dhe autentik që ripërcakton suksesin dhe, përmes artit dhe vetëbesimit të saj, frymëzon gratë në mbarë botën të përqafojnë forcën e tyre të brendshme”, u shpreh Burdese.

Nga ana e saj, Dua Lipa e cilësoi bashkëpunimin si një nder dhe emocion të veçantë. “Është jashtëzakonisht e veçantë të punosh përkrah një brendi ikonik si Bvlgari dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e një shtëpie që mishëron vetëbesimin, kreativitetin dhe feminitetin modern. Krijimet e tyre gjithmonë i japin prekjen përfundimtare perfekte një paraqitjeje, duke e shndërruar atë në një moment të vërtetë dhe të paharrueshëm”, theksoi artistja.

Me këtë rol të ri, këngëtarja shqiptare i bashkohet një liste emrash të njohur të kinemasë dhe muzikës botërore, si Anne Hathaway, Lisa, Liu Yifei dhe Priyanka Chopra Jonas, të cilat përfaqësojnë globalisht markën e njohur të bizhuterive dhe luksit.

Emërimi i saj si ambasadore globale konfirmon edhe një herë ndikimin e fuqishëm që Dua Lipa ka në industrinë e modës dhe argëtimit, duke e kthyer atë në një nga figurat më përfaqësuese shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.