Në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komuniteti shqiptar në New York organizon një ceremoni solemne në New York City Hall, më 23 shkurt 2026, në orën 17:00.
Ky aktivitet vjen si një kujtesë për sakrificat e jashtëzakonshme që populli i Kosovës ka bërë për lirinë e tij: 13,950 të vrarë, 20,000 gra të dhunuara dhe 1,620 persona ende të zhdukur. Mark Gjonaj organizator i aktivitetit thekson se pavarësia nuk është fituar thjesht, por është “pagur me gjak, lot dhe dhimbje”.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë edhe Julie Menin: Kryetare e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut (Speaker), Shirley Aldebol: Anëtare e Këshillit (Council Member), Shaun Abreu: Lideri i Mazhorancës (Majority Leader), Kamillah Hanks: “Whip” i Mazhorancës (Majority Whip), David Carr: Lideri i Minorancës (Minority Leader) etj.
Ceremonia do të shërbejë si një rast për të reflektuar mbi historinë, për të nderuar të rënët dhe për të thelluar lidhjet e diasporës shqiptare me atdheun. Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen për pjesëmarrje në këtë event përmes linkut: RSVP.
Mark Gjonaj fton komunitetin të bashkohet në shenjë solidariteti dhe përkujtimi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.