Në prag të Presidencës irlandeze të BE-së, Kosova dhe Irlanda riafirmuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit dhe vazhdimin e dialogut të rregullt politik, me qëllim stabilitetin, sigurinë dhe avancimin e agjendës evropiane.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, takimi u zhvillua në Dublin, ku delegacioni kosovar, i udhëhequr nga Mentor Tahiri, Drejtor i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, u prit nga pala irlandeze e udhëhequr nga Frank Smyth, Drejtor për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore.
Takimi shënoi një moment të rëndësishëm për avancimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Gjatë konsultimeve, palët diskutuan mbi zhvillimet në Kosovë dhe Irlandë, marrëdhëniet bilaterale, procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat globale të sigurisë. U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të organizatave dhe forumeve ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.