Dy shqiptarë janë arrestuar në afërsi të portit të Vigos në Spanjë, si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Garda Civile dhe Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, ku autoritetet gjetën një ngarkesë prej mbi 80 kilogramësh kokainë, e fshehur në një kontejner që vinte nga Ekuadori, sipas mediave spanjolle.
Ngarkesa u përzgjodh për kontroll nga Njësia e Analizës së Rrezikut në Doganën e Vigos dhe u skanuar me rreze X, ku u konstatuan anomali në sistemin e ftohjes së kontejnerit, duke ngritur dyshime dhe duke çuar në arrestimin e të dyshuarve.
Hetimet vijojnë për të zbardhur lidhjet e plotë të organizatës kriminale dhe rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.