Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Kosovës në Uashington njoftoi se shteti i Arizonas ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Guvernatores Katie Hobbs për njohjen zyrtare të 17 shkurtit si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Guvernatores, Arizona ndihet e nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan në mbarë shtetin, duke përkujtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 në Prishtinë, një hap historik i mbështetur mbi parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes.

Dokumenti thekson gjithashtu kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në Arizonë, i cili vazhdon të ndikojë në strukturën e larmishme shoqërore dhe ekonomike të shtetit.

Në përfundim, Guvernatorja Katie Hobbs shpalli zyrtarisht 17 shkurtin 2026 si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Arizona, duke riafirmuar mbështetjen për vlerat e lirisë dhe pavarësisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.