Një ngjarje tragjike ndodhi disa ditë më parë në Montecalvoli, provincë pranë Pizës, ku 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi humbi jetën pas një përleshjeje mes dy grupeve të rinjsh.
Sipas mediave italiane, gjithçka filloi natën e së shtunës me një sherr të shkurtër në një pub në Montopoli. Tensionet u rritën dhe vetëm disa orë më vonë, në rrugën Via della Repubblica, një tjetër shqiptar 20-vjeçar, Renato Xyke, qëlloi me armë drejt makinës ku ndodhej Muharremi, duke i shkaktuar plagë fatale.
Debati fillimisht shpërtheu për çështje të parëndësishme brenda pub-it dhe më pas vazhdoi në parking. Përplasja fillestare midis dy makinave u duk se ishte shkaku i konfliktit, por hetimet po zbardhin se ngjarja ishte më komplekse.
Gjykata konfirmoi arrestimin e 20-vjeçarit Renato Xyke, ndërsa çështja është dorëzuar në zyrën e prokurorit të Pizës, ku ka nisur një hetim i plotë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e motiveve të vrasjes.
Miku i autorit ka deklaruar se e kishte parë ngjarjen nga sedilja e pasagjerit të Range Rover Evoque, por nuk ishte i vetëdijshëm se shoku i tij mbante armë. Një 18-vjeçar tjetër po hetohet për bashkëpunim në vrasje me dashje, ndërsa në sediljen e pasme të SUV-së ndodhej edhe një i ri i tretë, i mitur.
Hetimet vijojnë për të sqaruar rolin e të gjithë të përfshirëve dhe për të marrë përgjegjësitë për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur komunitetin lokal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.