Drejtuesja e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët Prof. As. Diana Kastrati mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Arbëreshët e Italisë: Një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut”, e zhvilluar në Bolonjë të Italisë, ku u diskutua mbi trashëgiminë dhe ruajtjen e kulturës arbëreshe.
Ky aktivitet është fryt i bashkëpunimit mes Universiteti Aleksandër Xhuvani, Universitetit të Bolonjës dhe institucioneve të tjera arsimore shqiptare, si Universiteti i Tiranës, Universiteti Luigj Gurakuqi dhe Universiteti Ismail Qemali.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) u përfaqësua nga bashkëpunëtore shkencore Prof. As. Diana Kastrati dhe Dr. Vilma Proko, ndërsa Dr. Dorina Arapi prezantoi në sesionet e ditës së dytë.
Prof. Kastrati mbajti kumtesën me titullin “Festina Lente – Tra desiderio e concretezza per un risorgimento dell’arbëreshità e della lingua arbëreshë nel nuovo millenio”, (“Festina Lente – Midis dëshirës dhe konkretizmit për një rilindje të arbëreshëve dhe gjuhës arbëreshe në mijëvjeçarin e ri” )duke theksuar nevojën për një ringjallje të gjuhës dhe kulturës arbëreshe në ditet e sotme.
Konferenca shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përforcimin e bashkëpunimit shkencor midis institucioneve shqiptare dhe atyre italiane në fushën e studimeve arbëreshe.



