Dy të rinj shqiptarë, 37 dhe 33 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët italianë pasi u kapën në flagrancë duke çmontuar automjete të parkuara në rrugët e Bergamos dhe zonave përreth.
Sipas autoriteteve, ata nuk zgjidhnin makina të zakonshme, por automjete të markave luksoze, të përzgjedhura dhe të shënjestruara me kujdes. Aksioni i tyre zhvillohej gjatë natës, ndërsa ndërhyrja e forcave të rendit çoi në arrestimin e tyre në momentin e kryerjes së veprës penale.
Nga hetimet paraprake rezulton se dyshja kishte vjedhur një Fiat 500L të parkuar në Bergamo, të cilin e përdorën për t’u zhvendosur në Treviolo. Atje çmontuan timonin, parakolpin, kapakun e motorit dhe dritat e përparme të një Mercedes-Benz GLC.
Më pas, ata u zhvendosën në Curno, ku vodhën të njëjtat pjesë nga një Audi Q8, duke marrë gjithashtu edhe dy sedilje fëmijësh.
Të dy të arrestuarit, të njohur më parë për forcat e rendit, u dërguan në burg dhe u akuzuan menjëherë për tre grabitje. Automjeti i vjedhur dhe sendet e marra nga makinat e tjera u gjetën nga karabinierët dhe iu kthyen pronarëve përkatës.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy të rinjtë janë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme në zonën e Bergamos.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.