U ndalua për trafik njerëzish në Devoll, 48-vjeçari i shpëton policisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një rast i dyshuar për trafik të qenieve njerëzore u zbuluar nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Korçë. Një 48-vjeçar, banues në fshatin Trestenik, Devoll, i dyshuar për kalim të paligjshëm të personave drejt Greqisë kundrejt pagesës, ka mundur të shpëtojë arrestimit.

Në pranga ra emigranti që do të kalonte kufirin. Bëhet fjalë për O. A., 38 vjeç, banues në fshatin Malinat, Berat, i cili është referuar në Prokurori për veprat penale “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi F. Sh. nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi. O. A. deklaroi se 48-vjeçari do ta ndihmonte për të kaluar kufirin grek në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës 100 euro.

Gjatë kontrollit fizik, emigrantit i gjet një pasaportë me vula të dyshuara false. Dosja i kaloi prokurorisë vendore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e mundësisë së një rrjeti kriminal.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.