15 vite burg për 3 shqiptarë në Zvicër, tentuan të trafikonin gjysmë ton kokainë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 15 vite burg secili nga Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft, pasi u shpallën fajtorë për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas mediave zvicerane, të dënuarit, të moshave 31, 32 dhe 34 vjeç, kishin tentuar në pranverën e vitit 2022 të transportonin një kontejner me rreth gjysmë ton kokainë, e fshehur në thasë me kafe. Hetimet zbuluan se droga ishte transportuar drejt Zvicrës dhe se ata kishin organizuar planin për ta marrë dhe zhvendosur ngarkesën.

Sipas dosjes hetimore, tre shqiptarët kishin tentuar disa herë të lokalizonin kontejnerin në ambientet e kompanisë së transportit Swiss Terminal, por pa arritur ta gjenin. Ngarkesa u zbulua më vonë në fabrikën e Nespresso në Romont, çka çoi në identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Gjykata i shpalli fajtorë për trafik ndërkombëtar droge, duke vendosur për secilin prej tyre dënimin maksimal prej 15 vitesh burg.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.